Selfie e keqe: Ligjvënësit iranianë kritikohen për fotot me Mogherinin
Autori: Gazeta inFokus
14:01 | 08 Gusht 2017
Një grup i ligjvënësve iranianë u janë nënshtruar kritikave të ashpra, për atë që duket se ishte dëshirë e madhe e tyre për të bërë fotografi selfie me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e cila ishte për një vizitë të nivelit të lartë në Teheran.
Mogherini ishte në mesin e dhjetëra zyrtarëve të jashtëm të pranishëm në inaugurimin e presidentit të Iranit, Hassan Rohani, në mandatin e tij të dytë presidencial, më 5 gusht. Rrjedhimisht, prania e kësaj politikaneje italiane nuk kaloi pa u shënuar.
Në fotografi është parë zonja Mogherini e rrethuar nga ligjvënësit me telefona mobilë, të tubuar aty për të bërë selfie me të, me ç’rast disa shihen duke lëvizur për të hyrë në kuadër, ndërsa të tjerët duke ia bërë me dorë zonjës Mogherini.
Por, këto fotografi janë kritikuar në shtypin e Iranit dhe në mediat sociale.
Disa kanë sugjeruar se me këtë sjellje ligjvënësit e kanë turpëruar dhe poshtëruar vetveten.
Hesamodin Ashna, këshilltar për kulturë i presidentit relativisht të moderuar, Hassan Rohani, ka shkruar në rrjetin Twitter se “ky nuk është problem politik, por është më tepër kulturor” dhe ka shtuar se “secili prej këtyre ligjvënësve të nderuar në atë selfie do të duhej të intervistohej seriozisht”.
Sadeq Kharazzi, ish-diplomat iranian dhe këshilltar i presidentit të dikurshëm reformist, Mohammad Khatami, ka shkruar në rrjetin Instagram se Parlamenti duhet të mbajë “kurse trajnimi për kodin e sjelljes dhe për vlerat morale universale” për ligjvënësit.
Të tjerët kanë thënë se ligjvënësit, që në përgjithësi nuk janë të njohur për favorizimin e të drejtave të femrave, ishin tejmase të entuziazmuar për tu fotografuar me një femër me post të lartë politik.
E përditshmja e moderuar, Ghanon, e ka bërë një krahasim me pikturën e njohur, The Scream (Klithja), të autorit, Edvard Munch. Kjo gazetë në faqen e parë e ka botuar një karikaturë të titulluar, The Selfie of Scream (Selfie e Klithjes), ku shihen Mogherini dhe ligjvënësit me telefonat e tyre.
E përditshmja e linjës së fortë, Kayhan, e ka bërë një lidhshmëri të paqartë me kundërthënien për marrëveshjen atomike të Iranit me gjashtë fuqitë botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe tri vende anëtare të Bashkimit Evropian, por jo me Italinë ose me vetë BE-në.
Shtetet e Bashkuara dhe tri vendet e BE-së të involvuara në marrëveshjen e vitit 2015, Britania, Franca dhe Gjermania, i kanë dënuar testet aktuale raketore të kryera nga Irani, duke thënë se ato nuk ishin “në harmoni” me rezolutën e Këshilit të Sigurimit të OKB-së, me të cilën është mbështetur marrëveshja atomike.
“Ata që supozohet se duhet t’i mbrojnë të drejtat e vendit kundër armikut, janë rreshtuar për të bërë fotografi në mënyrë poshtëruese me shkelësit e marrëveshjes atomike”, ka shkruar gazeta Kayhan.
Kjo gazetë, po ashtu, ka pretenduar se qëndrimet e disa zyrtarëve të BE-së, duke mos i specifikuar këta individë, sugjerojnë se BE-ja kishte marrëveshje me Shtetet e Bashkuara në “armiqësinë” ndaj Iranit.
Adminsitrata e presidentit, Donald Trump, ishte jashtëzakonsiht kritike për marrëveshjen atomike, megjithqë dy herë e ka certifikuar bashkëpunimin e Iranit me dispozitat e marrëveshjes.
Së paku, njëri prej ligjvënësve iranianë, që është përfshirë në skandalin me selfie, deputeti i reformuar nga rajoni Shiraz, Farajollah Rajabi, ka kërkuar falje për sjelljen e tij.
Por, të tjerët janë përpjekur ta kundërshtojnë kritikën.
Ligjvënësi, Hamayoun Yusefi, i tha agjencisë së lajmeve të linjës së fortë, Tasnim, se selfie ishte diçka “totalisht normale” dhe se kjo çështje nuk duhet “të zmadhohet shumë”.
“Në ceremonitë e inaugurimit, qindra seflie janë bërë dhe kjo ishte njëra nga ato”, tha Yusefi, i cili ka theksuar se nuk ka bërë selfie me Mogherinin.
“Prania e Mogheerinit, përkundër kundërshtimit intensiv të Amerikës, është fitore madhore diplomatike për Iranin”, tha deputeti Yusefi dhe ka shtuar se inaugurimi nuk duhet të lihet anash për “çështje të këtilla të parëndësishme”.
Ligjvënësi Abolfazl Hassanbeigi, zëvendëskryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare, i tha një gazete nën kontroll të shtetit se çështja e selfieve nuk duhet ta mbizotërojë “madhështinë” e inaugurimit të presidentit Rohani.
“Me të vërtetë ishte pozitive për Republikën Islamike”, tha Hassanbeigi dhe ka shtuar se “disa ligjvënës janë takuar dhe i kanë përshëndetur mysafirët e jashtëm, përfshirë Mogherinin”.
Sipas tij, deputetët iranianë ia kanë përçuar qëndrimet e tyre zonjës Mogherini.
“Unë isha atje, jam dëshmirtar kur një ligjvënës i tha Mogherinit se ne shpresojmë se ajo një ditë do të brohoriste – Vdekje Amerikës”, tha Hassanbeigi.
Mëtutje, ai theksoi se ligjvënësit i kanë thënë diplomates së lartë të Bashkimit Evropian se ata shpresojnë se BE-ja do të vazhdojë ta respektojë marrëveshjen atomike të vitit 2015 dhe “nuk do tu bashkohet lojërave të Shteteve të Bashkuara”.
“Atëherë, unë dhe disa ligjvënës të tjerë kemi thënë zëshëm – vdekje Amerikës dhe rroftë Evropa”, tha Hassanbeigi.
Federica Mogherini nuk ka reaguar publikisht ndaj kësaj kundërthënie.Përgatiti: F.B

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...



































