Rozë

Selena Gomez tregon pa problem celulitin dhe format e rrumbullakosura-Foto

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 12 February 2019

Selena Gomez duket se po e merr veten nga problemet psikologjike dhe shëndetësore me të cilat është përballur së fundmi dhe po i rikthehet jetës normale.

Ajo është bërë përsëri aktive në rrjetet sociale pas një periudhe pauze dhe ndan sërish me ndjekësit momente nga përditshmëria.

Këngëtarja ka postuar disa foto me mikeshat e saj të ngushta dhe duket shumë e lumtur.

-Advertisement-

“Mikja ime e ngushtë do të martohet dhe ne po festojmë”, -ka shkruar Selena në postimin në Instagram.

Ajo që bie në sy në fotot e postuara është se këngëtarja nuk e ka marrë aspak mundimin t`i photoshop-ojë ato, edhe pse bie lehtësisht në sy celuliti dhe format e saj të rrumbullakosura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera