Rozë

Selena Gomez “rregullon” marrëdhënien me nënën e saj

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 08 January 2018

Ribashkimi i çiftit më të dashur të Hollywood, Selena Gomez dhe Justin Bieber, pas një periudhe ndarjeje nga njëri-tjetri, ka shkaktuar polemika të shumta në media, të cilat arritën deri aty sa të shkruanin se mamaja e aktores, Mandy Teefey, u shtrua në spital pas debateve që pati më të bijën.

Dhe si për të shuar këto lajme në media Selena ka bërë disa ndryshime në profilin e saj në Instagram, duke vendosur kështu foton e mamasë së saj në foton e profilit.

Duket se aktorja ka zgjedhur këtë rrugë, si mënyrë për të treguar se marrëdhëniet me nënën e saj janë shumë të mira. Apo mos ndoshta kjo është një mënyrë për të bërë për vete nënën e saj e për të pranuar lidhjen me Justin?

-Advertisement-

Por, pavarësisht kundërshtive të prindërve të saj, Selena vijon normalisht lidhjen me të dashurin e saj, Bieber, me të cilin kaloi edhe festat e fundvitit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera