Rozë

Selena Gomez në plazh me shoqet-Foto

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 14 February 2019

Një ndër këngëtaret më të preferuara amerikane, Selena Gomez, është përpjekur të mos jetë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj kohe, pasi po merr mjekime për shëndetin mendor.

Megjithatë ajo është përpjekur që ta shfrytëzojë kohën maksimalisht me njerëzit e saj më të afërt, veçanërisht me shoqet e saj të ngushta. Së fundmi, Selena Gomez, është fotografuar me miket në plazhet e Meksikës dhe vihet re qartësisht ndryshimet. Përveçse është e qeshur gjatë gjithë kohës, ajo ka vënë edhe disa kilogramë më tepër.

Por mund të themi se sërish këngëtarja duket bukur. Edhe pse në plazh, Gomez nuk ka harruar të përdorë edhe aksesorë. Ajo ka zgjedhur një palë vathë të mëdhenj, të cilat i shkojnë mjaft për shtat.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera