Rozë

Selena Gomez kryen transplant në veshkë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 14 September 2017

Vetëm disa muaj më parë Selena Gomez e shihnim kudo. Promovoi videon e re të këngës “Bad Liar”, pati kopertinën e Vogue dhe bëri mjaft intervista. Por teksa vazhdoi vera, 25-vjeçarja u zhduk.

Ka qënë ajo vetë që bëri të ditur përmes Instagram se ka pasur një arsye të fortë që u zhduk nga blicet.

“Jam shumë e vetëdijshme se shumë nga fansat e kishin vënë re se nuk u shfaqa për një periudhë të verës, duke pyetur pse nuk po promovoja këngën e re, për të cilën jam shumë krenare. Zbulova se kisha nevojë për një transplant të veshkës për shkak të sëmundjes së Lupus dhe po shërohesha”, shkruan Selena.

-Advertisement-

Gomez ka folur për Lupus që në vitin 2015, ku tha se kishte nevojë për një organ të ri për të siguruar ‘shëndetin e saj të plotë’. Këngëtarja pranon se “nuk ka fjalë” për të falenderuar shoqen e saj të ngushtë, yllin 29-vjeçar të “Secret Life of the American Teenager”, Francia Raisa.

“Ajo më dha dhuratën e fundit duke sakrifikuar duke më dhuruar veshkën e saj. Jam shumë e bekuar. Të dua shumë motër”, shkruan Selena. /TCH/Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera