Rozë

“Selena Gomez, kaq e shëmtuar!”

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 14 June 2018

Komentet e pa-filtruara të stilistit të Dolce & Gabbana e kanë vendosur përsëri në një mjedis të pakëndshëm, këtë herë pas komentit dedikuar Selena Gomez. Gabbana komentoi aparencën e Gomezit në një foto të postuar nga faqja e Instagramit të The Catwalk Italia.

Në foton e postuar të një kolazhi fotosh ku Selena Gomez pozon në tapetin e kuq, Gabbana nuk hezitoi të komentojë: “ajo është kaq e shëmtuar.”

Komentuesit nuk kanë humbur kohë ti përgjigjen komentit të stilistit duke e kritikuar për sjelljen e tij jo-profesionale. “Meritat e tua ne botën e modës nuk të japin të drejtë të ofendosh një femër,” shprehet një fans i Gomez.

-Advertisement-

Në 2015, emra të njohur si Elton John, Ricky Martin dhe Courtney Love bojkotuan Dolce & Gabbana si pasojë e komenteve të tij kundrejt grupit te LGBTQ.

Në nder të përgjigjeve negative, firma e njohur e modës ka hedhur në treg një bluzë e cila shkruan: “BojkotoniDolce&Gabbana.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera