Rozë

Selena Gomez ia arriti qëllimit, mposhtë Justin Bieber

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 22 January 2020

Albumi më i fundit i Selena Gomez ka arritur të jetë albumi më i shitur i javës në Amerikë.

Të dy ish- të dashurit, Selena Gomez e Justin Bieber në javët e para të vitit të ri kanë publikuar albumet e tyre të reja.

Kështu, lindi një garë mes fansave e madje edhe vetë artistëve, për atë se cili album do të dalë më i sukssshmi, shkruan Gazeta Express.

-Advertisement-

Të dytë i promovuan albumet shumë e madje shkuan deri në atë pikë ku i kanë lutur fansat të blejnë dhe të dëgjojnë albumin sa më shumë.

Kështu, Selena Gomez ia arriti qëllimi, ajo është në krye të tabelës.

Këngëtarja e “Lose You to Love Me” debutoi në pozitën e parë në “Billboard 200” me albumin e saj më të ri “Rare”.

Ky është gjithashtu albumi i gjashtë i saj në “Top 10” në “Billboard 200”, Selena ishte në pozitën e parë edhe në vitin 2015 me albumin “Revival” dhe “Stars Dance” në vitin 2013.

Albumi i ri gjithashtu përmban këngën “Lose You to Love Me” e cila aktualisht është në pozitën e parë në “Hot 100”.

Kujtojmë se Selena u kishte sugjeruar vazhdimisht adhuruesve që të blini albumin e saj të ri, pasi dëshironte pozitën e parë në toplista, kjo sepse “Rare” është shumë i veçantë për të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera