Lajme

Selakoviq e pret Abazoviqin në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 01 Shtator 2022

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka pritur sot në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abazoviq, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dimitra Kovaçevski, do jenë mysafirë në hapjen e Panairit të Parë Ndërkombëtar të Verës “Wine Vision of the Open Balkans”.

Panairi i verës zgjat deri më 4 shtator dhe mbahet si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, nën kujdesin e qeverive Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, shkruan Kosovonline, transmeton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy