Lajme

Selakoviç: Paprekshmëria e kufijve vlen edhe për kufijtë e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 24 April 2021

“Nëse dikush angazhohet për paprekshmërinë e kufijve, atëherë kjo do të thotë që nuk mund të preken as kufijtë e Serbisë”, ka thënë ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, duke komentuar pretendimin “non-paper”, dokument ky në të cilin propozohet ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Mos i rritni çmimet e kafeve, ndryshe do të trokasim tek dera juaj”

-Advertisement-

Ai në një intervistë për “TV Prva”, kur u pyet se si e komenton dokumentin jo-letër, ka thënë “ne nuk e dimë nëse ekziston një letër e tillë dhe nuk ia vlen të merret me mend se nga është dhe kush është autori i saj”.

Sipas tij, të gjithë bashkëbiseduesit e huaj me të cilët ai ka diskutuar si ministër i Punëve të Jashtme, “kanë theksuar paprekshmërinë e kufijve por të gjithë e shikojnë ndryshe atë”, raporton gazeta Kosovo-Online.

Ai po ashtu, ka theksuar se kur bëhet fjalë për këtë dokument, ekziston një “pjesë e tregut në Serbi”, që është e gatshme të thotë se “Kosova nuk është pjesë e Serbisë”.

“Unë them se kushdo që e sulmon këtë letër, duhet ta ketë parasysh që të mos preken kufijtë e Serbisë. Nëse doni të mbroni veten, mbrojini edhe ata që ju rrethojnë”, është shprehur Selakoviç.

Ministri Selakoviç, është deklaruar se ende nuk e di se kur do të vazhdojë dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij kjo e fundit insiston për këtë.

Ai ka potencuar se qëndrimi i pesë vendeve të Bashkimit Evropian për të mos njohur pavarësinë e Kosovës, është një garanci se negociatat do të zhvillohen në një mënyrë të drejtë dhe korrekte.

“22 nga 27 vendet e BE-së e kanë njohur si shtet të pavarur Kosovën. Këto janë vende që na njohin si parti të barabarta, ndërsa pesë vende nuk e ndajnë atë pozicion dhe i mbështesin negociatat”, ka shtuar ai.

Ndërsa sa i përket kthimit në “pikën zero”, tetë vjet pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit, sipas Selakoviç “kthimi në pikën zero do të ishte dorëheqje nga gjithçka”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera