Lajme

Sekuestrohet gomonia në Shëngjin, dyshohet se do transportonte drogë

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 13 August 2017

Në brigjet e Shëngjinit është ndaluar një gomone, pasi dyshohej se do të përdorej për trafik droge.

Informacionet e deritanishme tregojnë se gomonia është vënë re nga policia kufitare, në afërsi të portit rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Gjithashtu bëhet e ditur se pranë saj janë gjetur rreth 30 bidonë me benzinë dhe një automjet.

-Advertisement-

Lidhur me këtë, olicia ka ndaluar dy persona të cilët ndodheshin në gomone. Dyshohet se gomonia do të përdorej për trafik droge dhe hetimet janë përqendruar në këtë pistë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera