Sekuestrohet 1.6 ton kokainë me vlerë 127 mln euro në Holandë
Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 04 January 2022
Autoritete doganore në Holandë sekuestruan më shumë se 1.6 ton kokainë të fshehur në kontejnerët me banane, çimento dhe kakao në portin e Roterdamit, thanë prokurorët të mërkurën, 29 dhjetor. Mësohet se droga me vlerë 127 milionë euro ishte fshehur në 3 kontejnerë që mbërritën në portin më të madh të Evropës.
“Kontejneri i parë erdhi nga Ekuadori dhe ishte i ngarkuar me banane të destinuara për një kompani në Barendrecht, afër Roterdamit,” thanë prokurorët. “Kokaina në kontejnerin e dytë u gjet në një ngarkesë me kakao, gjithashtu nga Ekuadori, por që kishte kaluar tranzit nëpër Kolumbi dhe më pas kishte mbërritur përmes Antwerp-it”, thanë ata.
Një kontejner i tretë, i ngarkuar me çimento për në Portugali kishte 5 çanta sportive plot me kokainë. Konfiskimet janë rritur shumë këtë vit në portin e Roterdamit, i cili tashmë konsiderohet si një nga portat kryesore të Evropës për drogën, veçanërisht kokainën. Autoritetet doganore holandeze thanë të martën se kishin konfiskuar një rekord prej 68 ton kokainë këtë vit, nga 49 ton që ishte në vitin 2020.
Organi i BE për luftën kundër krimit paralajmëroi se Holanda dhe Belgjika po shndërroheshin në qendrat kryesore të kokainës, veçanërisht për dërgesat nga Kolumbia. Pas kanabisit, kokaina është droga e dytë më e popullarizuar në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, me rreth 4.4 milionë përdorues vitin e kaluar, thuhet në raport.
Të tjera
-
“Bota e akullit dhe borës” në Harbin hapet me karakteristika emocionuese
Edicioni i 26-të i Festës “ Bota e akullit dhe borës” u hap zyrtarisht të sht...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...