Sekuestrohen tri armë zjarri në Prishtinë, Fushë Kosovë e Hajvali
Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 23 January 2021
Tri armë zjarri janë sekuestruar sot gjatë punës së Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës që po vazhdon punën për kapjen e të dyshuarve të përfshirë në vepra kriminale e veçmas të atyre që po lëvizin me armë pa leje.
Armët janë sekuestruar në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe në Hajvali, shkruan Gazeta Express.
“Rasti i parë i sekuestrimit ka ndodhur rreth orës 09:15 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë kur policia ka ndaluar veturën Mercedes, ngjyrë e zezë me targë Kosove, dhe pas kontrollit të ushtruar ka gjetur dhe sekuestruar; • Një revole të tipit TT, kalibër 7.62mm, si dhe, • Tetë copë fishek, kalibër 7.62 mm. I dyshuari; J. R, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
“Rasti i dytë i sekuestrimit të armës ka ardhur si rezultat i një pune të suksesëshme hetimore në rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm të ndodhur më 28.12.2020 në rrugë Nora Kelmendi” në Fushë Kosovë me ç’ rast i dyshuari përderisa ishte në lëvizje me veturën e tij kishte shtënë në ajër.
Progresi hetimor ka mundësuar identifikimin e të dyshuarit; B. Z, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, I cili është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.
Në këtë ras policia ka gjetur dhe sekuestruar; • Një revole të tipit ZORAKI , kalibër 9 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Rasti i tretë i sekuestrimit ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Pavarësia” në Hajvali ku policia ka ndaluar veturën Mercedes, ngjyrë e hiri me targë Kosove, dhe pas kontrollit të ushtruar ka gjetur dhe sekuestruar; • Një revole të tipit CZ, kalibër 9 mm, si dhe, • Katërmbëdhjetë copë fishek, kalibër 9 mm. I dyshuari; V. G, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...