Sekuestrohen tri armë zjarri, arrestohen katër persona

Autori: Gazeta inFokus
11:24 | 05 January 2023
Policia njofton se sot në dy raste të ndara, janë arrestuar 4 persona të dyshuar për kanosje dhe janë sekuestruar tri armë zjarri.
Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.
“Sot në një lokal në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, nga njësite të stacionit policor, pas një mosmarrëveshje dhe ekspozimit të armëve, është arrestuar një person i dyshuar për veprën kanosje, si dhe i është sekuestruar një armë zjarri e tipit Zoraki dhe një karikator.
Po ashtu në të njëtin lokal, është sekuestruar edhe një armë e tipit TT me një karikatorë dhe 6 fishekë, përderisa dyshuari (i identifikuar nga ana e policisë), ndodhet në arrati”, njofton policia.
Ndërsa rasti i dytë i cilësuar si kanosje ka ndodhë me datën 03.01.2023, në fshatin Miradi e ulët – Fushë Kosovë.
Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar tre persona të dyshuar.
Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer kontrolli në shtëpinë e personave të dyshuar dhe objekte përcjellëse, ku policia ka arrestuar tre personat e dyshuar dhe ka sekuestruar: -një armë zjarri Ak-47, -3 karikatorë- 2 fishekë etj.
Personat e arrestuar në të dyja rastet me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të tjera
-
Çitaku publikon fotografi me djalin e Thaçit dhe atë të Veselit
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku sot ...
-
Fitore Pacolli shkruan për arritjet e Ministrisë, s’i përmend bastisjet dhe intervistimin e Pecit si të dyshuar
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, i ka dalë në mbrojtje minist...
-
Dështimi i 22’të për konstituim, Kuvendi del me njoftim për seancën e sotme
Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, të...
-
Kraki si Gërvalla mbron Faton Pecin që “ringjalli bujqësinë”, sulmon prokurorët, i quan të “bandave”
Deputeti nga radhët e GUXO, Nezir Kraki, ka dalë hapur në mbrojtje të ministr...
-
Cakolli: Çka mbetet nga drejtësia nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet “plan politik”
Eugen Cakollli nga KDI ka pyetur se nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet...
-
Skandali në Ministrinë e Bujqësisë, Gjini: Blerim Isufaj rrezikon të bëhet hero i Kosovës, VV-së do t’i vije turp
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës,...
-
Më shumë se 15 mijë shqiptarë u dëbuan nga vendet e BE’së më 2024
Ma avionë nga ajri, traget nga deti apo autobusë në rrugë tokësore…më shumë s...
-
Ymeri nxjerr të dhënat: Mbi 72 mijë euro veç sot transporti i rrymës nga Maqedonia në Kosovës, fitues djali i gjeneralit serb
Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka nxjerrë të dhënat ku sot ve...
-
Avokati e shfaq Faton Pecin në rrjetet sociale pas intervistimit nga Prokuroria Speciale
Avokati Taulant Hodaj ka publikuar fotografi me minstrin në detyrë të Bujqësi...
-
Peci u intervistua si i dyshuar për hajni në Ministri, Kurti e lartëson si “më i miri dhe më i suksesshmi”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka lartësuar Ministrin në detyrë të Bu...
-
Grupi i tretë i haxhilerëve nga Kosova mbërrijnë shëndosh e mirë në Xhide
Grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova, që kanë marrë rrugën drejt vendeve të...
-
Kurti: Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella – të historisë, miqësisë dhe vlerave të përbashkëta
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ev...