Lajme

Sekuestrohen mbi 7 mijë kilogram mjaltë pa origjinë në rajonin e Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 21 September 2022

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se janë sekuestruar mbi 7 mijë kilogram mjaltë në rajonin e Ferizajt.

Sipas njoftimit, Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar informacione për mjaltë pa origjinë që janë fshehur në Ferizaj dhe në Han të Elezit.

“Në lidhje me këtë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizimin e Prokurorit nga Prokuroria Themelore në  Ferizaj, sot rreth orës 12:00 ka nisur kontrollet në katër lokacione të ndara në Ferizaj dhe Hani Elezit”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5 mijë e 33 kilogram mjaltë, ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2 mijë e 75 kilogram mjaltë, të cilat më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

“Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës , inspektorët e AUVK-ut dhe Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës të cilët janë në vendin e ngjarjes , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera