Sekuestrohen mbi 12 mijë euro në kufi me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 27 January 2022
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vazhdim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz” , me drejtues shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Slloveni.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij të dorës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 12.700 euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zvicerane, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi A. K., 34 vjeç, banues në Slloveni, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Të tjera
-
Gashi i LDK-së i kërkon dorëheqje Kurtit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi, po i kërkon dorëheqje kryem...
-
Zbret për toke çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare, në Kosovë u shtrenjtua për 130%
Veç për 49 euro tregtohej një megavat energji elektrike më 20 tetor 2024 në t...
-
Kurti: Prizrenin po e bëjmë gati për UNESCO
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,...
-
Mbi 1 mijë tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 1 aksident me vdekje, 22 me të lënduar ...
-
Itali: 78-vjeçari e vrẹt shqiptarin pasi zbulon se kishe një lidhje me gruan e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali. Një 45-vjeçar shq...
-
Një aksident me fatalitet, e 22 me të lënduar brenda 24-orëve
Një aksident trafiku me fatalitet, e 22 me të lënduar, janë regjistruar brend...
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në Leposaviq
Një burrë është gjetur pa shenja jete në Leposaviq. Policia njofton se tru...
-
Malishevë: Vetura godet për vdekje një person që ishte në karrocë
Një veturë e ka goditur për vdekje një person që ishte në karrocë. Shofer...
-
Këto janë vendet ku do të ketë reduktime të energjisë elektrike
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit LP 10kV J04 Obiliqi-(Qyteti )...
-
Prishtinë: Djali e kanos nënën
Djali e ka kanosur nënën e tij, pas një mosmarrëveshje. Ai është dërgu...
-
Vendoset arkivol para një shtëpie në Viti, dalin pamjet që tronditën familjen
Para një shtëpie në Viti dy persona vendosën një arkivol. Ky veprim tronditi ...
-
Shkolla në Prizren pa fotokopje, mësimdhënësit printojnë testet për nxënës me shpenzime personale
Me shpenzime personale mësimdhënësit në shkollën fillore të mesme të ulët “Fa...