Lajme

Sekuestrohen gjësende të ndryshme të paligjshme nëpër shkolla në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 17 November 2021

Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, janë duke vazhduar veprimet policore në fushën e parandalimit dhe ofrimit të sigurisë në shkolla.

Veprimet policore po realizohen mbi bazën e rrethanave dhe vlerësimeve të bëra nga këshillat e prindërve dhe autoriteteve të shkollave, gjithnjë me qëllim të identifikimit dhe sekuestrimit të sendeve të paligjshme në shkolla, masa dhe kontrolle sigurie, janë zbatuar gjatë ditës së djeshme dhe sot në shkollat e mesme e fillore në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Urdhër kontrollet e nxënësve janë realizuar në bazë urdhëresave së lëshuar nga Gjykatat kompetente me ç’ raste gjatë kontrollimit në Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, janë gjetur dhe sekuestruar, një cigare me substancë narkotike, një mulli per bluarje të substancave narkotike.

-Advertisement-

Ndërsa, nga kontrollet e realizuar në tri shkolla të mesme dhe dy fillore në Vushtrri, brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar:

Në Shkollën e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” është sekuestruar një thikë dhe një shufër metalike, ndërsa në Shkollën e Mesme të Ulët “SHMU1” është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Policia, mbetet e përkushtuar në parandalimin e incidenteve në shkolla dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me autoritetet e shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera