Lajme

Sekuestrohen 500 kg kanabis në Itali, dy shqiptarë në pranga

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 26 March 2018

Guardia di Finanza ka sekuestruar një gomone të fuqishme me një ngarkesë prej rreth 500 kilogramë marihuanë, pasi është gjurmuar nga marina e San Cataldos.

Sipas mediave italiane, gjatë mbrëmjes së të dielës është organizuar operacioni “Themis 2018”, i njësive aeronavale italiane dhe agjencisë “Frontex”, kundër trafikut të paligjshëm në det dhe në ajër.

Ngarkesa ishte drejtuar drejt brigjeve të Salentos kur është ndjekur nga motovedetat e repartit operativ aeronaval.

-Advertisement-

Ata zbuluan se nën mbulesë ishin fshehur sasi e madhe droge e ndarë me mbështjellëse, raporton tch.

Gomonia, e gjatë shtatë metra dhe me një motor me 200 kuaj fuqi, dhe një njësi të dytë ndihmëse, u bllokua pavarësisht kushteve të këqija të motit.

Mediat italiane flasin për arrestimin e dy skafistëve shqiptarë, 45 dhe 34 vjeç, të cilët tashmë akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës. Droga, kur të hynte në treg, do të kishte një vlerë prej 5 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera