Lajme

Sekuestrohen 41 kg Canabis në Permet

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 18 May 2017

Efektivat e Komisariatit të Policisë në Përmet kanë zhvilluar operacionin e koduar “Vila”, ku si rezultat janë sekuestrohen 41 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, si dhe është arrestuar 56 vjeçari me inicialet N.Ç.

Policia thotë se në automjetin fugon, i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit u gjet një sasi prej 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.“Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë u bë arrestimi në flagarancë i shtetasit N.Ç, 56 vjeç, banues në Përmet”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, të Kodit Penal.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera