Sekuestrohen 4.2 tonë marihuanë në Gostivar – vlera mbi 10 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 15 December 2023
Më shumë se 4.3 tonë marihuanë me vlerë mbi 10 milionë euro janë sekuestruar në rrethinën e Gostivarit të Maqedonisë së Veriut.
“Sot (15.12.2023) nga nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike – Sektori për Trafikim të paligjshëm të drogës, armëve dhe lëndëve të rrezikshme, Njësiti për trafikim të paligjshëm të drogës dhe nëpunës policorë nga NJPB Gostivar dhe Prokurori Publik kompetent nga PTHP Gostivar, me urdhër të Gjykatës Themelore të Gostivarit nga një person juridik në fshatin Vrapçisht – Gostivar, është konfiskuar marihuanë në vlerë të përgjithshme prej 4341 kilogramë në vlerë prej mbi 10 milionë euro”, thonë nga MPB.
Sasia e lartëpërmendur, siç thuhet, është konfiskuar pas vendimit të Qeverisë së RMV-së për heqjen e autorizimit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore të personit juridik të deklaruar për shkak të parregullsive të konstatuara gjatë punës.
“Gjegjësisht, në periudhën e kaluar, nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë së Kriminalistike dhe NJPB Gostivar në koordinim me Komisionin për vlerësimin e plotësimit të kushteve në aspektin e hapësirës, pajisjeve dhe personelit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore kanë kryer një kontroll të jashtëzakonshëm, gjatë të cilat gjatë punës janë konstatuar parregullsi të shumta, për të cilat NJPB e Gostivarit ka parashtruar kallëzim penal në PTHP Gostivar nga neni 95 c të Ligjit për kontrollin e drogave narkotike”, thuhet më tej në njoftimin e MPB-së.
Pas vendimit të Qeverisë së RMV-së, janë sekuestruar 4341 kilogramë lëndë narkotike marihuanë dhe janë vendosur në Agjencinë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, përcjell KlanM.
Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Komisionin nga Ministria e Shëndetësisë, do të vijojnë kontrollet në të ardhmen në personat juridikë që kanë leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore për të konstatuar parregullsi të mundshme në funksionim./KlanMacedonia
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...