Sekuestrohen 118 kg kanabis në Janinë, vinte nga Shqipëria
Autori: Gazeta inFokus
10:08 | 21 Nëntor 2017
Një sasi prej 118 kilogramë kanabis sativa u sekuestruan gjatë orëve të natës në aksin që lidh Janinen me Patrën.
Sipas policisë greke, një patrullë e saj tentoi të kontrollojnë një automjet, për të cilin kishte informacione se po kryente trafik lëndësh narkotike.Por drejtuesi i mjetit nuk ndaloi me shenjën e policisë dhe shtoi shpejtësinë. Në rrethana që ende nuk dihen, automjeti i tij u përmbys, duke u bërë i mundur dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, një 60-vjeçar grek. Prej kontrolleve, rezultoi se në automjetin e tij gjendeshin 118.6 kg kanabis, ndërsa në banesën e tij në Athinë,u gjetën edhe 2 peshore elektronike.
Përpara hetuesve, 60-vjevcari tha se lëndën narkotike e kishte ngarkuar në kufirin e gjelbër mes Greqisë dhe Shqipërisë nga një shtetas shqiptar, dhe do ta çonte atë në Athinë, ku dhe do t’ia dorëzonte bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, për të cilët deklaroi se do ta paguanin me 100 euro kilogrami për transportin e lëndës narkotike.
Një pjesë të saj ai do ta tregtonte vetë në tregun e narkotikëve të Athinës, me doza të vogla 1 gramshe. 60-vjeçari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie gjatë ditës së martë, ndërsa lënda narkotike dhe automjeti i përdorur për transportin e drogës,u sekuestruan. Në kërkim janë shpallur edhe bashkëpunëtorët shqiptar të 60-vjeçarit.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...































