Lajme

Sekuestrohen 115 kg hashash, një në pranga

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 19 July 2017

Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 115 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar hashash në operacionin e koduar “Rrethina”.

Në pranga përfundoi 46-vjeçari Margjin Livalli, banues në Shkodër. Sasia e drogës u gjet gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në banesën e këtij shtetasi.

Droga ishte e ndarë në 10 thashë, ku brenda tyre kishte 87 pako me peshë totale 115 kilogramë, shkruan Top Channel.

-Advertisement-

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera