Lajme

Sekuestrohen 1.5 ton drogë në Itali, vinte nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 10 October 2017

Policia italiane ka sekuestruar një sasi të madhe drogë në orët e para të ditës së sotme në Brindisi, mësohet se droga ishte nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane një kamion me 1537 kg drogë, është sekuestruar në Brindisi, droga pasi ka mbërritur në Itali, është shkarkuar në një zonë të mbrojtur, ndërsa më pas është ngarkuar në një kamion që drejtohej nga një italian.

Për të bërë roje, ishte caktuar një shqiptar, ndërsa policia italiane ka vënë në pranga si shqiptarin 32-vjeç me iniciale N.S, po ashtu edhe italiane me iniciale M.M.

-Advertisement-

Policia kishte vënë re kamion me mbishkrimin ‘Traslochi’ dhe i është vënë në ndjekje, ku më pas është bërë i mundur edhe ndalimi i tij. Pas kontrollit të kamion, policia ka sekuestruar 1537 kilogramë kanabis sativa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera