Lajme

Seksologu kosovar: Njerëzit vdesin duke kryer marrëdhënie edhe në shtëpi, është aktivitet fizik i rëndë

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 03 December 2021

Seksologu i njohur kosovar, Hajrullah Fejza ka thënë se edukata seksuale që mësohet në shkolla në lëndën e Biologjisë është e pa mjaftueshme, dhe se ajo duhet të hyjë si lëndë e rregullt në shkolla.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për rastet e vdekjes së disa personave të moshuar në motelet e Kosovës.

Fejza ka thënë se shumica nga ta vdesin për shkak të përdorimit të gabuar të barnave dhe nga mbingarkesa fizike.

-Advertisement-

“Është e pakuptimtë me i thanë dikujt se ke një moshë të shtyrë dhe nuk ke nevojë me ba seks. Për mua nuk është aspak e çuditshme dikush edhe nëse shkon motel edhe nëse vdes. Njerëzit vdesin duke bërë seks edhe në shtëpi. Seksi është aktivitet fizik koxha i rëndë, ata që kanë probleme me zemër duket me u konsulti me mjekun”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera