Lifestyle

Seksi dhe Covid/ Çfarë duhet të bëni për të mos u rrezikuar nga infektimi!

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 19 October 2020

Maskë dhe intimitet/ Çfarë do të thotë zbatimi i nenit 1 të ligjit të ri në Itali, për çiftet ku theksohet se: “rekomandohet përdorimi i pajisjeve mbrojtëse edhe në shtëpi ku ka njerëz të cilët nuk jetojnë me ju.”? Çfarë të bëjnë edhe njerëzit që jetojnë bashkë?

Seksologia në Institutin e Seksologjisë Klinike, Chiara Simonelli, tregon kur dhe si të mbroheni nga marrëdhëniet me partnerin tuaj. Ja çfarë të bëni nëse:

Nëse dy persona takohen për herë të parë, ata duhet të mbajnë maskë gjatë gjithë kohës, por mbi të gjitha të shmangin kontaktin fizik dhe respektojnë distancimin social. Kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të pinë kafe ose drekojnë-darkojnë bashkë. Nëse respektohet distanca, ata mund të heqin maskën për të pirë ose për të ngrënë. Por nuk mund ta shkëmbejnë puthjen e parë. Të paktën derisa të jenë të sigurt se janë të shëndetshëm. Për këtë arsye do të sugjeroja, nëse doni të shkoni më tej dhe të kryeni marrëdhënie fizike, bëni tamponin për sigurinë tuaj. Në përgjithësi, këshilla ime është të përmbahemi dhe të përpiqemi ta marrim ngadalë, duke shfrytëzuar rastin për të njohur tjetrin para se të shkojmë te intimiteti fizik.

-Advertisement-

– Ju jeni bashkë, por nuk jetoni bashkë!

Veprimi më i rrezikshëm për transmetimin e virusit është puthja. Kështu që ju mund të bëni seks, por duke marrë masat paraprake. Pra lani duart mirë para dhe pas aktit, mbani edhe maskë. Mund të duket si një rekomandim i vështirë për t’u ndjekur, por sa më shumë kujdes aq më mirë. Mendojeni maskën si një lodër erotike, një objekt që mund të ushqejë fantazitë. Por në çdo rast sugjeroj edhe bërjen e testeve të nevojshme për të mbrojtur veten dhe tjetrin, informon dritare.net

– Jetoni bashkë

Të dhënat konfirmojnë që virusi transmetohet kryesisht në familje, prandaj në këtë rast unë rekomandoj vëmendje dhe kujdes. Nëse një nga të dy ose të dy jeni në rrezik, përveç tamponit, është e rëndësishme të ndaloni çdo aktivitet që mund të dëmtojë tjetrin. Seks me maskë? Jo, as seks, as puthje. Nëse asnjëri prej jush nuk është në rrezik, prapë duhet të jeni të kujdesshëm dhe të ndiqni rregullat e higjienës, të tilla si: larja e duarve para dhe pas marrëdhënieve seksuale. E njëjta gjë vlen për autoerotizmin, çdo objekt erotik duhet të lahet dhe dezinfektohet gjithmonë para dhe pas përdorimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera