Lifestyle

Sekreti për të qenë më produktiv në punë

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 14 August 2017

Ka shumë mënyra të cilat i nxisin njerëzit të kryejnë më shumë detyra në punë. Për disa kafja është çelësi i produktivitetit, disa tjerë mbajnë shënime të detyrave që i kanë kryer, e për disa tjerë është thjesht rreth menaxhimit të kohës.

Por disa hulumtime të reja nga Universiteti Rutgers kanë zbuluar se ekziston edhe një aspekt i rëndësishëm social i cili ndikon në produktivitet, transmeton Telegrafi.

Lidhjet e ‘shumëfishta’ janë ato të cilat kanë një përbërje me kontekste të ndryshme, si p.sh. të qenit miq me dikë në punë, por edhe jashtë orarit të punës.

-Advertisement-

Duke anketuar 168 punëtorë dhe duke monitoruar performancën e tyre, hulumtuesit kanë qenë të aftë të zbulojnë se punëtorët me lidhje të shumëfishta në kompani kanë performancë më të mirë sesa tjerët.

Arsyet e mundshme prapa këtij fenomeni mund të jenë se punëtorët janë më të gatshëm të kërkojnë për këshilla nga kolegët të cilët i kanë edhe miq, duke mos u ndjerë të poshtëruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera