Lifestyle

Sekretet që shitëset nuk do t’jua tregojnë kurrë

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 20 July 2017

Markat e veshjeve  përdorin truke të ndryshme, për t’ju bërë që të shpenzoni shumë para për gjëra që mund të mos ju nevojiten. Megjithatë, ju do ta blini gjithsesi. Do t’ju bëjnë të ndiheni si në shtëpi duke përfituar nga besimin juaj i verbër.

Ndonjëherë blerja juaj varet edhe nga zotësia e shitëses, sa më e zonja të jetë aq më para do shpenzoni. Ndaj dritare.net sjell disa nga sekretet që shitëset nuk do t’i tregojnë kurrë një klienti.

Ju detyrojnë të blini më shumë gjëra

-Advertisement-

Në dhomën e provës do t’ju sugjerojnë me qëllim veshje të tjera që kombinohen me atë që ju keni zgjedhur. Është një mashtrim për t’ju dhënë një tundim, ndaj ju shpenzoni më tepër para duke blerë edhe veshje të tjera. Injoroni  çdo gjë që ju ofrohet.

Rekomandojnë veshje që kombinojnë me veshjen që keni

Do të sugjerojnë këpucë, këmishë në mënyrë që ju të blini sa më shumë gjëra. Blini të zakonshmet nuk është e nevojshme që të shpenzoni për gjëra të panevojshme.

Kërkojnë që ju ta blini dhe  ta  ktheni më vonë

Shitëset fillimisht ju bindin që ju  mund të blini diçka dhe më vonë ju tregojnë se mund ta ktheni mbrapsht. Por nuk është ide e mirë sepse ju mund të mos e ktheni në kohë. Më mirë do ishte t’i kërkonit që ta ruajnë mënjanë veshjen.

Karta e antarësimit

Shitëset do të insistojnë që ju  të merrni kartën e anëtarësimit. Por ju duhet të keni parasysh shpenzimet që do të bëni, pastaj të pranoni anëtarësimin.

Kërkojnë të shesin gjëra ekstra

Në momentin që ju do të blini diçka, shitëset do të këmbëngulin që  të blini aksesorë ekstra që të kombinohen me veshjen, si këpucë, këmishë etj. Ideja më e mirë është t’i thoni që keni plot gjëra në shtëpi që do të përshtateshin mjaft mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera