Lajme

Sekretarit të MI-së i ndalohet 50% e pagës, shkak mos kthimi në pozitë të shefit të prokurimit (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 27 February 2021

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e 50% të pagës mujore për Izedin Bytyqin, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, për shkak se i njejti nuk ka zbatuar vendimin për rastin e ankuesit Nexhat Krasniqi.

KPMSHCK ka nxjerrë vendim me të cilin e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Nexhat Krasniqit, përmes të cilit ka obliguar sekretarin e përgjithshëm të MI-së, që të bëjë zbatimin e këtij vendimi brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi, duke e kthyer ankuesin Nexhat Krasniqi në pozitën e udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit, sipas vendimit me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës dhe të bëjë kompenzimin e 50% të pagës nga dita e pezullimit deri në zbatimin e këtik vendimi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera