Lajme

Sekretari i OKB’së u kërkon liderëve të heqin dorë nga shfuqizimi i Speciales

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 03 February 2018

Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Antonio Guterres përmes raportit të fundit për Kosovën, ka kritikuar autoritetet në Kosovë për tentim-shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe kështu kërkoi nga ata që të heqin dorë nga kjo iniciativë

Përmes raportit, ai ka kërkuar që të rikthehen proceset që lidhen me punën e Gjykatës Speciale dhe procesi i demarkacionit me Malin e Zi. Një nga ngjarjet e rëndësishme që Guterres e përmendi në raportin 3-mujor ishte edhe vrasja e Oliver Ivanoviqit që ndodhi muajin e kaluar.

“Në tre muajt e fundit në Kosovë ka pasur pengesa në fushat kryesore”, tha shefi i OKB’së në raport.

-Advertisement-

“Përpjekjet e fundit nga disa deputetë për ta shfuqizuar ligjin e Gjykatës Speciale, gjë që e minon kredibilitetin e këtij institucioni, janë thellësisht zhgënjyese. U bëj thirrje liderëve politikë në Kosovë për të treguar angazhimin e tyre për drejtësinë dhe sundimin e ligjit”, ka dhënë mesazh të qartë Guterres në raportin që do ta prezantojë më 17 shkurt, shkruan Gazeta Express.

Guterre ka kritikuar 43 deputetët e Kuvendit të Kosovës, që me mbështetjen e Presidentit HashimThaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, kanë tentuar ta hedhin poshtë legjislacionin  për Gjykatën Speciale, e cila do të jetë nën ombrellën e Bashkimit Europian për të gjykuar anëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera