Lajme

Sekretari i VV-së në Pejë i vendosi pikat e protestës, por thotë se është iniciativë qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 19 May 2020

Pikat për parapërgatitje të protestave në sheshin e Pejës i ka vendosur dega e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet.

Burime të Gazetës Infokus kanë bërë të ditur se personi i cili vendosi këto shenja, i shoqëruar edhe më disa qytetarë të tjerë është sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë Besnik Zeqiri.

Ky i fundit shihet edhe në fotografitë e siguruara nga Infokus-i.

-Advertisement-

Por i kontaktuar nga redaksia, sekretarin e VV-së, dega në Pejë, Besnik Zeqirin e ka mohuar se kjo është iniciativë zyrtarisht e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, kjo është iniciativë e qytetarëve të Pejës dhe organizatave të shoqërisë civile.

Mirëpo kur është pyetur se a është edhe ai në foto duke vendosur shenja e ka pranuar se ka qenë në mesin e tyre por duke u arsyetuar se ka qenë si qytetar dhe jo si zyrtar i VV-së.

“Po edhe unë kam dalë si qytetar i Kosovës dhe jo si zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Zeqiri për gazetën Infokus.

Ditë me parë e njëjta ndodhi edhe në sheshin e kryeqytetit para Teatrit Kombëtar përballë Qeverisë së Kosovës ku dolën rreth 400 persona. Ky veprim mori kritika të mëdha dhe ngjalli debat për shkak se nuk pati asnjë reagim nga policia e Kosovës dhe as nga institucionet e shëndetësisë përkundër se në fuqi ishte e kufizuar dalja jashtë orarit prej 90 minutash./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera