Lajme

Sekretari i PDK’së ngre dyshime: Rastësi jo e vogël djegia e IML-së pas intervistimit të Albulena Haxhiut

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 21 November 2023

Sekretari për organizim në PDK, Betim Gjoshi, ka cilësuar fatkeqësi djegien e ndërtesës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ai ka kërkuar që sa më parë duhet të ketë informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj?

“Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti? Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit”, tha Gjoshi përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera