Lajme

Sekretari i PDK-së “zbulon” qeverinë e re, PDK bashkë me LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 13 August 2019

Sekretari i PDK-së, Bujar Cakolli, ka thënë që LDK po i frikësohet një koalicioni të PDK-së me ndonjë parti tejtër dhe pastaj po shantazhin skenën politike me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, sipas Cakollit, e vërteta është ndryshe.

“LDK duke iu frikësuar një koalicioni të PDK-së me ndonjë parti tjetër, po e shantazhon skenën politike duke proklamuar një koalicion të mundshëm LDK – VV. Mirëpo e vërteta është kjo. Tri subjektet më të mëdha politike PDK, LDK, VV do të shkojnë të vetme në zgjedhje parlamentare”.

Ndërsa, sipas Cakollit, partia e tij do të udhëheqë me qeverinë pas trysnisë së ndëkombëtarëve.

“Fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK, kurse nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK – LDK në krye me kryeministrin Kadri Veseli. Kryetari i parlamentit i takon LDK-së dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Lutfi Haziri. Isa Mustafa menjëherë pas zgjedhjeve do të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të LDK-së”./Gazeta inFokus/

 

Të tjera