Lajme

Sekretari i OKB-së paralajmëron luftë më të gjerë: Shanset për paqe në Ukrainë po zvogëlohen

Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 06 February 2023

“Perspektivat për paqen në Ukrainë vazhdojnë të zvogëlohen, shanset për përshkallëzim të mëtejshëm dhe gjakderdhje vazhdojnë të rriten. Kam frikë se bota po ecën drejt një lufte më të gjerë jo si një somnambul, por me sytë hapur.”

Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres teksa përshkroi prioritetet e tij për vitin 2023 në Asamblenë e Përgjithshme.

Në frontin bërthamor, ai më pas përsëriti se “Vendet e pajisura me armë atomike duhet të heqin dorë nga çdo përdorim, gjithmonë dhe kudo. E ashtuquajtura përdorimi ‘taktik’ i armëve bërthamore është absurd.”

-Advertisement-

“Ne jemi në rrezikun më të lartë të një lufte bërthamore në dekada”, theksoi ai. “Ne duhet t’i japim fund kërcënimit të paraqitur nga 13,000 armët bërthamore të mbajtura në arsenale në mbarë botën”.

“Bota ka nevojë për paqe, në përputhje me Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar,” shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera