Sekretari i NATO-s sot viziton Kosovën, takohet me Osmanin e Kurtin

Autori: Gazeta inFokus
06:47 | 20 November 2023
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot do të vizitojë Kosovën.
Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, Stoltenberg do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti.
Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR-it dhe do t’ju adresohet trupave.
Stoltenberg do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.
Para se të vijë në Kosovë, po sot sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt. Ai do të takohet edhe me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krishto.
Stoltenberg do të vizitojë selinë e NATO-s në Sarajevë dhe do të ketë takime me udhëheqës ushtarakë dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
Të martën, sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Beograd. Ai do të ketë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabiq. Stoltenberg do të angazhohet gjithashtu me shkencëtarë serbë të cilët do të prezantojnë teknologjinë e zhvilluar në kontekstin e projekteve të NATO-s Shkenca për Paqe dhe Siguri.
Më vonë atë ditë, Stoltenberg do të udhëtojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin, Dimitar Kovaçevski. Sekretari i Përgjithshëm do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.
Kurse të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç; Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq; dhe Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë.

Të tjera
-
Rama: Ndalimi i punimeve në “Xhorxh Bush”, tendencë për të bllokuar zhvillimin e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka adresuar shqetësimin lidhur me ndalim...
-
Sulmi më vde* kjeprurës i SHBA-së në Jemen v* ret 74 persona, thonë Houthi
Të paktën 74 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore amerikane në porti...
-
Xhavit Haliti: Avniut mund t’ia ketë kërkuar Kurti të mos e vazhdojë seancën, çdonjëri mund të përdoret nga partia e vet
Thirrja e partive politike për një takim konsultativ dhe më pas ndërprerja e ...
-
Motoçiklisti 67-vjeçar vetaksidentohet në magjistralen Mitrovicë – Zveçan
Një vetaksident ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë–Zveçan, ku një 67-vjeçar...
-
Dy gra nga Shqipëria kapen në Aeroportin e Prishtinës me 200 shteka duhạn
Dy shtetase të Shqipërisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtin...
-
FMN për tarifat: Do të rriten çmimet, ndikim në tregjet financiare
Tarifat do të ngadalësojnë ekonominë globale, por nuk do të shkaktojnë recesi...
-
Dita e Dëshmorëve të Prishtinës, PDK: Nderojmë sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për vendin
Partia Demokratike e Kosovës në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës,...
-
Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin
Prokuroria në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin...
-
BE: Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën
Bashkimi Evropian ka thënë se është thelbësore për Kosovën ta formojë sa më s...
-
Arrestohen katër të mitur në Mitrovicën, dyshohen se vodhën ari në një shtëpi
Katër persona të mitur janë arrestuar në qytetin e Mitrovicës nën dyshimet pë...
-
ZRrE-ja s’tregon se kur do ta publikojë vendimin në faqen zyrtare
Përveç protestës grupi “Asnjë cent ma shumë”, ka përgatitur edhe një padi...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18-vjet burgim në Britani, dh*nuan një vajzë
Dy shqiptarë janë burgosur për përdhunimin e një gruaje në shtëpinë e saj, në...