Sport

Sekretari i klubit të Llapit tallet keq me klubin e Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 21 November 2021

Skuadra e Llapit e ka arritur edhe fitoren e tretë radhazi dhe të gjashtë në shtatë takimet e fundit në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët kësaj radhe e kanë mposhtur Ballkanin me përmbysje rezultati nga 0-1 në 4-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 14-të në Superligë.

Pas këtij triumfi ka reaguar sekretari i klubit të Llapit, Muhamet Rexhepi, i cili përmes një postimi në facebook është tallur keq me ekipin nga Suhareka.

-Advertisement-

Rexhepi ka shkruar se sot është kompletuar het-triku i fitoreve brenda vitit 2021 ndaj ekipit pa histori.

‘U kompletua het-triku i fitoreve brenda vitit 2021 ndaj ekipit pa histori, 9 shkurt (pen 4:3), 28 shkurt (1:0), 21 nëntor (4:1), por kjo e fundit ishte qershia mbi torte”, ka shkruar Rexhepi.

Më poshtë e gjeni postimin e sekretarit të Llapit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera