Sekretari i AKR’së: S’e dimë a e kemi kaluar pragun
Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 15 October 2019
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, për lajmin se koalicioni Nisma Socialdemokrate-AKR-Partia e Drejtësisë ka kaluar pragun, ka thënë se shpreson të jetë i vërtetë por që ende nuk kanë një informatë të tillë.
“Kisha dashur me qenë ashtu, bile edhe me një përqindje më të madhe, por zyrtarisht njëherë nuk ka informatë të tillë. Ne shpresojmë që gjatë rinumërimit të 305 kutive do të dalin vota të mjaftueshme për ta kaluar pragun”.
Ai ka thënë se votat e tyre kanë humbur edhe për shkak të gabimeve që janë bërë në formularë dhe të tjera të ngjashme.
“Deri tash janë numëruar diku më shumë se gjysma e kutive e në një kuti i kemi 20 vota më shumë (po flas sipas informatës zyrtare). Shpresojmë që do të ketë ende vota të mjaftueshme për koalicionin tonë për ta kaluar pragun ne kutitë që do të rinumërohen, vota të cilat shkaku i gabimeve në formularë dhe të ngjashme nuk janë regjistruar për koalicionin tonë”, ka deklaruar .
Për Makollin votat nga diaspora dhe me kusht janë shpresë shtesë për arritjen e qëllimit të tyre.
“Pos kësaj duhet të numërohen edhe votat nga diaspora, me kusht dhe nga personat me nevoja të veçanta, e qe janë një numër i madh andaj edhe nga këto vota ne presim që të kemi te mjaftueshme për ta kaluar limitin. Janë në pyetje pak vota, sipas llogarisë sime diku rreth 340 vota, andaj jo vetëm që mundemi ta kalojmë pragun por kemi mundësi edhe t’i afrohemi shifrës prej 6%. Por sido që të jete i presim konfirmimet zyrtare dhe e respektojmë vendimin e sovranit – popullit”.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...