Sejdiu: Thelbësore të ecet me kujdes në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 23 March 2023
Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, duke folur të enjten në Universitetin e Shkodrës rreth sfidave dhe të ardhmes së Kosovës, tha se marrëveshja e arritur fundjavën e kaluar në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, është pjesë e përpjekjeve për bashkëpunimin e nevojshëm mes dy vendeve.
“Them se kemi kapërcyer disa faza të ecjes tonë deri tash. Them se tekst më të mire, se tekst më esencial se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, që përfundon procesin e pavarësimit të Kosovës, nuk ka. Gjithë të tjerat janë pjesë e përpjekjeve për të vënë relacionet ndërshtetërore në kuptim të një bashkëpunimi të nevojshëm të të dyja vendeve fqinje.”
Ish-presidenti Sejdiu vlerësoi planin franko-gjerman dhe investimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në një kohë kur Rusia përpiqet të shfrytëzojë tensionet ndërmjet palëve për të nxitur destabilizim në rajonin e Ballkanit.
“Dokumenti i panënshkruar është një dokument atipik në kuptimin e një metodologjie të re, sikur e kemi edhe rastin e mëhershëm në kohën e marrëveshjes me Presidentin Trump. Uroj për të përfunduar kjo lëvizje apo, ta quajmë lojë, nëse Serbia dëshiron të luaj siç e ka bërë deri tash. Të ketë një kthesë të veçantë pozitive, sepse është në interes edhe për popullin serb që të ndërpresë këtë lojë që e ka gjuhën, e ka stilin dhe metodologjinë e ndjekur nga Millosheviqi”.
Barra e marrëveshjes, tha Sejdiu, bartet në kapitullin 35 të iniciativës franko-gjermane dhe kushtëzimeve që i jepen Serbisë. Prandaj, është e rëndësishme që të mos pengohet fryma e këtij dokumenti, pavarësisht se ka ndonjë çështje që njerëzit mund të kenë qasje legjitime për t’u shqetësuar. Ish-presidenti Sejdiu vuri theksin në garancitë që kanë ofruar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Të shikojmë me kohë se si do të ndodhë. Unë them gjithmonë se, SHBA janë një lloj garantuesi në këtë proces dhe nuk ndalen nga mbajtja e “timonit të përbashkët”, në këtë rast me BE-në, për të lëvizë çështjet si duhet, në kuptimin e hyrjes në një fazë të re të raporteve të mira dhe jo të raporteve që i don Vagneri apo i don garda e Car Llazarit apo patriarkët e dikurshëm”.
I pyetur në lidhje me qëndrimet e ndryshme të forcave politike në Kosovë mbi marrëveshjen e Ohrit, ish-presidenti Sejdiu tha se kjo është çështje demokracie dhe shtoi se është thelbësore të ecet me kujdes në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, me qëllim që secili, në shtëpinë e vet, të marrë atë që i takon.
Marrëveshja e Ohrit pasoi përpjekjet e diplomacisë perëndimore për t’i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet Kosovës e Serbisë. Por ajo ka nxitur dyshime dhe shqetësime si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Marrëveshja nuk kërkon njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve, por që palët të respektojnë sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra- tjetrës. /zeriamerikes
Të tjera
-
Richard Grenell: E ardhmja e Serbisë është pranë ShBA-së, jo Kinës dhe Rusisë
Ish emisari amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grene...
-
Osmani për Kurtin: Nuk dallojmë, jemi të pakompromis, veprimet në Veri të ligjshme dhe legjitime, unë insistoj të punojmë me aleatët
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se me Kryeministrin Albin Kurti mund të mos...
-
Protestojnë serbët në Zubin Potok, kjo është arsyeja
Qindra qytetarë janë mbledhur sot para stacionit policor në Zubin Potok për t...
-
Aksident në Veternik, raportohet për të lënduar
Një aksident komunikacioni në mes dy automjeteve ka ndodhur në Veternik të Pr...
-
Progresi i komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2021 – 2025
Në platformën elektronike “Letërnjoftimi i komunave”, sot, Instituti GAP me p...
-
LDK-ja krahason çmimet e vitit 2021 me ato aktuale: Gjithçka më shtrenjtë me Kurtin
Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë krahasimin e çmimeve të vitit 2021 me at...
-
Barometri: 16% e shqiptarëve kanë bërë plan për të emigruar, 20% e atyre në Kosovë po ashtu
Shifra alarmante janë nxjerrë në pah nga Barometri Ballkanik, sa i takon emig...
-
Ndalohet një person në Vushtrri, iu gjet një revole
Është ndaluar një person në Vushtrri, pasi tek i njëjti, gjatë kontrollit i ë...
-
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
55 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga këto 55 ...
-
Llapi synon t’ia shkaktojë humbjen e parë Suharekës
Java e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll nis sot me ndeshjen ndërmjet...
-
Osmani takohet në SHBA me O’Brien, bisedojnë për sigurinë në rajon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Shtetet e Bashkuara me n...
-
Prokuroria me aksion në Pejë- sekuestron 1 ton drọgë me vlerë 5 milionë euro
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar për n...