Lajme

Sejdiu: Do ta dëshiroja një koalicion me VV-në

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 24 May 2017

Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR, Korab Sejdiu, tha se do ta dëshironte një koalicion paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, deklaroi se një koalicion paszgjedhor me këtë Lëvizje do të ishte i dobishëm për vendin. Duke shtuar se i pranon dallimet që i kanë me ta, mirëpo sic u shpreh Sejdiu, vendi do të kishte nevojë për një koalicion të tillë.

Ai shtoi se kushdo që hynë në koalicion me PDK-në del i djegur, duke shtuar se edhe vetë AKR-ja është djegur nga koalicioni me ta.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera