Lajme

Sejdiu: Shkarkimi im s’ka të bëj asgjë me 6 personat që vdiqën të dielën

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 07 July 2020

6 persona të infektuar me virusin COVID-19 të dielën humbën jetën në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Policia është duke hetuar rastin mirëpo sipas familjarëve dyshohet se kishin problem me oksigjenin, shkruan gazeta inFokus.

E menjëherë të hënën u shkarkua drejtori i SHSUKS-së, Basri Sejdiu i cili në një konferencë për media ka thënë se shkarkimi i tij nuk ka të bëj fare me ato vdekje.

-Advertisement-

Sejdiu ka thënë se kujdestari i cili ka qenë në atë kohë ka dyshuar dhe pas vdekjes së pacientëve e ka lajmëruar policinë.

Mirëpo sipas tij diçka e tillë mund të jetë e mundshme për shkak se bombolat për oksigjen janë të lincesuara.

“Një mjek i cili ka qenë kujdestar ka dyshuar se  diçka ndodh me oksigjen ose me aparaturë dhe në fakt e ka thirre policinë edhe pse është dashtë me thirr menaxherin ose dikë që e ka pas më afër me ndihmu. Oksigjeni është i lincensum cilësia e tij është e duhur. Virusi është një realitet fatkeqësisht shumë vrasës për pacientët me patologji. Klinika infektive është e stërmbushur.

Se a e ka neglizhu dikush kujdesin për pacientët kjo kalon krejtësisht në përgjegjësi individuale”, ka thënë Sejdiu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera