Lajme

Sejdiu: Serbia do tejzgjatje të dialogut, është koha që të ulen gjakrat

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 07 October 2023

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, foli për situatën në Veri të Kosovës.

Ai nënvizoi se është tepër e rëndësishme që të ulen gjakrat dhe të evitohen rreziqet, në mënyrë që Serbia të kuptojë që Kosova është shtet i pavarur.

Sipas tij do tejzgjatje të dialogut, por që qytetarët në veri duan rehati.

-Advertisement-

“Koha nuk pret, është e rëndësishme për ne që të ulen gjakrat. Është tepër e rëndësishme që të evitohen rreziqet dhe Serbia ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe ka integritetin e saj, që ka partnerë që e ndihmojnë në mbrojtjen e këtij integriteti për të mos pasur rënie apo rrëshqitje në atë që e dëshiron të konflikteve të reja dhe se vija kufitare e Kosovës që shënon thjesht territorin e saj, është e pacenueshme. Qytetarët e pjesës veriore duan rehati e qetësi”-tha ai në Euronews Albania.

Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë tre terroristë dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, disa nga të cilët më pa u liruan.

Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll Manastirin në fshatin Banjskë gjeti një sasi të madhe armatimi dhe mjetesh ushtarake, në mesin e tyre edhe automjete me mbishkrimin KFOR.

Sulmi u cilësua si akt terrorist dhe agresioni ndaj shtetit të Kosovës dhe u dënua edhe nga diplomatët perëndimorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera