Sejdiu: Ne dallojmë nga VV, nuk do të organizojmë protesta
Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 13 October 2018
Partia Social Demokrate nuk është parti e sprintit. Ajo është këtu për të ndërtuar subjekt socialdemokrat, i cili nuk varet prej individit, gjë që e dallon prej partive tjera.
Kështu deklaron anëtari i kryesisë së PSD-së, Dardan Sejdiu në një intervistë për KosovaPress, ku ka theksuar se dallojnë shumë nga Vetëvendosje, ndonëse deri në fillim të këtij viti, kur edhe u shpërfaq ndarja e tyre, nuk dukej ashtu.
E elementi kyç që i dallon subjektet në fjalë, sipas Sejdiut është shtyrja e proceseve përpara nga ana e PSD-së, teksa Vetëvendosje bënë protesta.
“Një dallim fundamental mes PSD-së dhe subjektit në të cilin kemi qenë është se ajo është lëvizje, një organizim tjetër. Ne jemi duke ndërtu një parti e cila për bazë e ka ideologjinë socialdemokrate të qendrës së majtë, dhe është parti e cila organizohet si strukturë partiake, pra jo si subjekt për protesta dhe angazhim të tillë. Por si subjekt për implementim të politikave të qendrës së majtë. Në anën tjetër mendoj që dallimet tashmë janë jo vetëm të qarta, por edhe evidente. PSD-ja është subjekt që shtynë përpara tema të qendrës së majtë. Tema që ndërlidhen me zhvillim ekonomik, punësim, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, me tema që ndërlidhen me mirëqenien qytetare, sistemin shëndetësor”, thotë ai.
Tutje, ai thotë se PSD betejën e ka rreth politikave që i garantojnë secilit qytetarë jetë të dinjitetshme. Teksa shton, se temat e mëdha nacionale, nuk duhet të ngarkojnë jetën e qytetarëve, ndonëse nuk përjashton rëndësinë e tyre.
“Nuk mund dhe nuk e kemi luksin që të fshihemi pas Serbisë tash e 20 vjet, nëse i shihni politikanët që udhëheqin me partitë politike, përveç kryetarit të PSD-së, që të gjithë kanë legjitimitet prej viteve të ‘90, dhe po ia hoqe Serbinë prej diskutimit dhe diskursit politik nuk kanë çka tjetër të flasin. Sepse me Serbinë janë ndërtuar politikisht dhe shpresojnë e besojnë që Serbinë mund ta mbajnë në diskutim përjetësisht. Për ne është tepër me rëndësi që t’i kthehemi jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, zhvillimit ekonomik, punësimit, kontratave të mirëfillta… ku thellësia e xhepit e njoftësia në institucione nuk definojnë se sa je i suksesshëm apo çfarë mundësish ki”, thekson ai.
Deputeti i PSD-së, ka folur për KosovaPress edhe për pritjet nga zgjedhjet. Sa i përket asaj se a do të arrijë të ruaj PSD numrin e deputetëve që aktualisht ka, Sejdiu thotë se kjo varet nga periudha se kur mbahen zgjedhjet.
“Krejt kjo varet kur mbahen zgjedhjet. Për dallim prej subjekteve tjera ne nuk dalim publikisht dhe me fol për pozicione e numra të cilat nuk janë të ndërlidhura me kohën. Situata politike sot është ndryshe, pas një viti do të jetë ndryshe, pas gjashtë muajsh është ndryshe. Pra, edhe e kemi thënë publikisht ne e përkrahim rrëzimin e kësaj qeverie, mendojmë që kjo Qeveri është kah i bënë dëme Kosovës dhe duhet të ecim përpara me zgjedhje. Kjo na kushton neve për shkak se jemi ende në konsolidim e sipër. Por interesi i kësaj Republike është para atij partiak dhe përsëri PSD-ja po e merr primatin në ecje përpara me këtë temë, përderisa subjektet tjera opozitare po bëjnë kalkulime se si të duken para tifozerisë”, deklaron ai për KosovaPress.
Për sondazhet e Institutit Demokratik të Koosovës, sipas së cilave vetëm 2.4 për qind e qytetarëve i kanë dhënë mbështetje kësaj partie, Sejdiu thotë se sondazhi është bërë në një kohë kur PSD ka qenë në fazën e konsolidimit dhe prandaj kanë dalë këto rezultate.
Ndërsa, ka shprehur bindjen e tij të plotë, se përkrahja ndaj kësaj partie do të jetë shumë më e madhe nëse sondazhe të tilla do të realizohen në fund të këtij viti.
“Nuk i kam parë tri gjëra të cilat janë tejet të rëndësishme. E para nuk e kam parë mostrën, e dyta nuk e kam parë shpërndarjen gjeografike dhe një tjetër që për mua është tepër me rëndësi është koha kur është bërë sondazhi. Sondazhi është bërë verës, dhe ndonëse PSD-ja duket si subjekt i cili është moti në skenën politike, sa për freskim të memories, ne jemi themelu me 9 maj, para 3 muajve. Dhe nëse e keni bë sondazhin në gusht, kjo i bie që as dy muaj nuk i ka pasur kur është bërë sondazhi. Normalisht që numrat do të dalin jo të mirë”, thotë ai.
Krejt në fund, Sejdiu ka folur edhe për nevojën që vendi ka për unitet politik, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për çështjen e dialogut me Serbinë.
Rrruga më e mirë për të arritur këtë, sipas tij, është që Kuvendi të marrë kontrollin mbi dialogun.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































