Sejdiu: Me LDK-në kemi biseduar për koalicion, por jo zyrtarisht
Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 09 May 2017
Mohojnë se do të ketë zgjedhje të parakohshme, e në anën tjetër janë angazhuar fuqishëm për të lidhur koalicione parazgjedhore.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar bisedimet me Aleancën Kosova e Re, ndonëse zyrtarët e kësaj partie e kanë mohuar një gjë të tillë.
Burime të KosovaPress kanë treguar se përfaqësues të LDK-së dhe AKR-së, janë takuar në mënyrë që të diskutojnë për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor dhe në zgjedhje të shkojnë me listë të përbashkët.
Agim Veliu nënkryetar i LDK-së e ka mohuar për KosovaPress të kenë diskutuar me partinë e Behgjet Pacollit për mundësinë e koalicionit parazgjedhor. Ai ka thënë shkurt se LDK momentalisht është në koalicion me PDK-në dhe nuk ka nevojë për koalicione tjera.
Por ndryshe thotë nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu. Ai tha se kanë biseduar me zyrtarë të LDK-së por jo aso takime të nivelit zyrtar.
“Jo jo nuk kemi bërë takime të nivelit zyrtar ose formal, çdo gjë është bërë ose në takime rasti ose takime për diskutime të bashkëpunimit potencial, por jo diçka formalisht”, th Sejdiu në një intervistë të shkurtër për KosovaPress.
Aleanca Kosova e Re sipas tij është e hapur ndaj bisedave me të gjitha partitë ose subjektet politike në Kosovë për të bërë koalicion, por, me kush që programi i AKR-së të zbatohet plotësiht.
“AKR si parti liberale është gjithmonë e hapur ndaj bisedave me të gjitha partitë ose subjektet politike në Kosovë, natyrisht për zbatimin e programit të AKR-së veçanërisht në sektorin ekonomik, por edhe në sferat e tjera. Mirëpo, diçka konkrete nuk ka as me bisedimet me LDK-në apo ndonjë subjekt tjetër dhe ne do të vlerësojmë atë që është më së miri për qytetarët e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht edhe vendimet tona gjithmonë do të merren parasysh në mënyrë primare çka është më së miri për vendin tonë dhe për qytetarët e pastaj për çdo gjë tjetër, kështu që jemi në proces të analizës se çka duhet bërë dhe si duhet hyrë në zgjedhjet që po trokasin si duket në derë dhe shumë shpejt strukturat e partisë do të marrin vendimin e duhur”, tha Sejdiu.
Sejdiu tha se AKR nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, por sipas tij jo me ata që kanë kontribuar në shkatërrimin e vendit.
“Me njerëzit të cilët janë me duar të papastra ne nuk bëjmë koalicion, nuk bëjmë koalicion me njerëzit të cilët kanë kontribuar në shkatërrimin e vendit tonë dhe në prurjen e vendit tonë në gjendjen të cilët gjendet aktualisht, ku po e shihni edhe vetë që çdo vendim që merret për interes personal dhe jo për interes të shtetit dhe interes të qytetarëve të këtij vendi. Nuk kemi dëshirë të flasim për vija të kuqe është një mendësi primitive, por kusht për bashkëpunimin tonë me cilin do subjekt apo cilët do persona është që në një të jenë të pastër dhe nën dy që të garantojnë zbatimin e programit të AKR-së”, tha Sejdiu.
AKR-ja në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 nuk ka mundur të hyjë në Parlament pasi nuk ka kaluar pragun zgjedhor

T� tjera
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...






























