Sejdiu: Kurti sot hoqi dorë nga bashkimi me Shqipërinë
Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 02 March 2021
Njohësi i çështjeve politike Dardan Sejdiu, ka komentuar vizitën e Emisarit Special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak.
Sejdiu tha se Kosova nuk po e merr seriozisht veten në dialog.
“Fakti që ne jemi në një cikël negociatash të kësaj natyre që nga viti 2011-të, me një ide që prej një pjese teknike shkojmë te një pjesë më përmbajtjesore e më pas në vitin 2018-të 2019-të në insistim shtesë, në 2020-tën edhe në 2021-tën me kyçjen e presidentit Trump dhe Ambasadorit Grenell, dhe tash zotëri Lajçak i cili bëri një vizitë në Kosovë”.
Ai shtoi se qëllimi i vizitës së Lajçakut, është dhënia e mesazhit për rëndësinë e këtij dialogu, duke tentuar ta dinamizojë.
“Para se të vija këtu në emision në një televizion tjetër ishte edhe zotëri Palmer së bashku me zotërinë Lajçak, duke i shpjeguar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë të koordinuara “dorë për dore” kështu disi u shprehen në trajtimin e të dialogut dhe përfundimit të suksesshëm të dialogut. Kishte dallime në nuanca në mes të fjalëve që i përdorte zotëri Lajçak dhe fjalëve që i përdorte zotëri Pallmer, por ishte e qartë që dhe SHBA-ja edhe BE-ja, janë tepër të interesuara që procesi të dinamizohet, që dialogu të jetë temë e rëndësishme për qeverinë në ardhje dhe po besoj që edhe ardhja e zotëri Lajçak ka pasur për qëllim këtë mesazh”.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës theksoi se kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, me deklaratën e sotme lidhur me bashkimin me Shqipërinë, është një taktizim ose heqje dorë nga kjo.
“Dhe unë besoj që edhe njëra deklaratë e zotëri Kurti, ka të bëj edhe me dialogun me Serbinë. Deklarata e zotërit Kurti që “Kushtetuta e kësaj republike nuk parasheh bashkim kombëtar, nuk lejon bashkim kombëtar”, është si me thënë një “taktizim” një heqje dore një mesazh, i cili i shkon përshtati këtij konstrukti të dialogut”, thotë ai në Klan.
Sipas tij Kurti nuk do të jetë një kryeministër i cili do ta refuzojë dialogun.
” Unë do të doja që zotërinë Kurti, që ende pa marrë detyrën të jetë më stoik në qëndrimet e tij më të fortë.Nga deklarimet që i dëgjova edhe nga zotëri Kurti edhe nga zonja Osmani, kemi të bëjmë me një kryeministër në ardhje i cili nuk e refuzon dialogun. Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, që nga fillimi i marrjes aktivisht me politikë kishte proklamuar bashkimin me Shqipërinë, si një nga kauzat e tij”.
Të tjera
-
PSD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Liburn Aliut
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale nda...
-
KSHZ: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 580 mijë qytetarë
Sipas web-faqes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në ora 15:00, për...
-
Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ka mirëpritur delegacionin ng...
-
Në bisedën me Macronin, Kurti përmendi edhe Radoiçiqin dhe shantazhet e Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në bisedën telefonike të zhvilluar dje m...
-
SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 ...
-
Amerika do të dërgojë ndihma në Ukrainë këtë javë, thotë Biden
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë a...
-
Deri në ora 13:00 në Maqedoni të Veriut votuan mbi 26 për qind e votuesve
Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimt...
-
MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zg...
-
Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zy...
-
Pezullohet prifti ortodoks që udhëhoqi ceremoni në varrimin e Navalnyt
Prifti rus Dmitry Safronov është pezulluar për tre vjet, pasi e udhëhoqi një ...
-
Konfirmohet raportimi i Infokusit – Bordi i KEK-ut shkarkon përfundimisht Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka konfirmuar ...
-
Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në ...