Sejdiu: Kosova të bëjë kthesën e madhe
Autori: Gazeta inFokus
15:16 | 22 May 2017
Korab Sejdiu është kandidat për deputet i koalicionit LDK-AKR-Alternativa. Ai madje pritet ta ketë numrin 2 në këtë garë e cila parashihet të jetë e ashpër për të siguruar një ulëse në Kuvend. Sejdiu, i cili është edhe nënkryetar i AKR-së, në një intervistë për Indeksonline ka thënë se ka ardhë koha që timonin e shtetit ta marrin gjenerata e të gjithë neve që kemi shkollim, përvojë dhe mentalitet perëndimor, dhe të vrapojmë shpejtë drejtë një të ardhme shumë të mirë për qytetarët tanë – një të ardhme që e meritojnë/
Indeksonline: z.Sejdiu, ju jeni një nga njerëzit e parë në listën zgjedhore? Përfolet se do keni numrin dy, çfarë konkretisht prisni nga këto zgjedhje ?
Sejdiu: Kam thënë edhe më parë se këto zgjedhje janë në fakt beteja epike në mes të të mirës dhe të keqes. Është mundësia që Kosova të bëjë këthesen e madhe. Thjeshtë, përderisa etapa e parë u udhëhoq nga Presidenti Ibrahim Rugova dhe etapa e dytë ishte lufta e lavdishme e popullit tonë për pavarësi, tani ka ardhë koha për pavarësimin e plotë të Kosovës nëpërmes zhvillimit ekonomik, mirëqenjes së qytetarëve dhe themelimit të shtetit ligjor. Pra, ka ardhë koha që timonin e shtetit ta marrin gjenerata e të gjithë neve që kemi shkollim, përvojë dhe mentalitet perëndimor, dhe të vrapojmë shpejtë drejtë një të ardhme shumë të mirë për qytetarët tanë – një të ardhme që e meritojnë.
Indeksonline: Kosova sot po duket e ndarë fort politikisht, në njërën anë koalicioni i madh i tri forcave PDK-AAK-Nisma, në anën tjetër koalicioni po ashtu goxha i madh LDK-AKR-Alternativa dhe e vetme Vetëvendosje. Se si po duket Kosova sot, po e shohim të gjithë, por a mund të na thuash se si do të duket Kosova pas 12 qershorit ?
Sejdiu: Kam besim të plotë se 12 qershori do ta gjejë një Kosovë tërësisht tjetër nga ajo që kemi sot. Thjeshtë, një Kosovë me shpresë për një të ardhme më të mirë. Përgjegjësit për gjendjen aktuale në të cilën gjendet Kosova nuk do të kenë hapësirë vepruese pas 11 qershorit, duke liruar kështu forcat e mira për të shtyrë përpara reforma që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë, me përkushtim të veçantë në zhvillim ekonomik, sundim të së drejtës, arsim cilësor dhe shëndetësi të përkushtuar ndaj pacientit. Rruga drejt një të ardhme më të mirë nuk do të jetë e lehtë, por kam besim në punën dhe përpjekjet tona të përbashkëta.
Indeksonline: Jeni një nga njerëzit më të përgatitur brenda listës LDK-AKR-Alternativa, a mund të na tregoni qartë a ju ka lidh programi a lufta për pushtet ?
Sejdiu: Në rrafshin personal, unë shumë më mirë jam jashtë politikës sesa brenda saj. Rrjedhimisht, nuk jam fort i verbëruar nga dëshira për pushtet apo ndonjë përfitim qe vjen nga pushteti. Une përfaqësoj të gjithë ata qytetarë, veçanërisht nga brezi i ri, që refuzojnë të pranojnë aktualen e hidhur, refuzojnë të nënshtrohen, dhe refuzojnë që të mendojnë se e vetmja mënyrë për të arritur diçka në këtë vend është duke qenë “i përkdheluri i shefit.” Pra, si një person që buroj nga një familje që vazhdimisht ka dhënë kontribut për Kosovën, është shumë e natyrshme që unë të vazhdoj në këtë drejtim, që në fakt ka qenë edhe arsyeja kyqe pse jam kthyer nga Amerika, ku jam avokat korporativ dhe ushtroj këtë profesion nga viti 2004.
Indeksonline: Politikanë të pushtetshëm, votues të nënshtruar. Politikanë të pasur, votues të varfër. Parti plot, zgjidhje pak. Pse mendoni se duhet votuar këtë koalicion?
Sejdiu: Pyetja juaj përshkruan arsyen pse një pjesë e madhe e elektoratit kanë qëndruar të heshtur deri sot. Mirëpo, nëse analizohet mirë lista e kandidatëve të Koalicionit LDK-AKR, atëherë, shihet qartë se është hera e parë kur elektoratit do t’i ofrohen kuadro të jashtëzakonshme në çdo sferë. Nga AKR, kandidatët tanë janë ndërmarrës global, juristë me përvoja ndërkombëtare, bankierë, doktorë të mjekësisë, e kështu me radhë. Kur i shtohen kësaj edhe kandidatët e shkëlqyer nga radhët e LDK dhe Alternativës, atëherë, shihet qartë se problem i vetëm i atyre që synojnë ndryshim për Kosovën do të jetë se si të kufizojnë votën e tyre në vetëm pesë persona.
Indeksonline: Z. Sejdiu, qytetarët e Republikës së Kosovës, morën rrugët e Evropës ilegalisht. Padrejtësisht, vuajtën për ditë të tëra, u maltretuan rrugëve ilegale. Qëndruan në kampe për ditë të tëra, me shpresën se një mëngjes do ti zbardh ndryshe. Shpresë e munguar tashmë. Shpresë e cunguar tashmë. Ata u kthyen, me shpresat e shuara tërësisht, në Kosovën e izoluar padrejtësisht ? A meriton kjo shtresë politike të votohet ? A ndjeni përgjegjësi morale, para kërkesës për ta legjitimuar vullnetin qytetar?
Sejdiu: Unë nuk kam qenë pjesë e skenë politike më parë në rrolin vendimmarrës. Dhe vendimin për të garuar që të kem një post kaq të rëndësishëm nuk e kam marrë edhe aq lehtë, pasur parasysh rëndësinë dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme që e ngërthen kjo pozitë. Çdo person që kërkon votën e dikujt, duhet të ketë parasysh mbi të gjitha përgjegjësinë morale që merr. E kuptoj se ky besim i qytetarëve është keqpërdorur në të kaluarën në maksimum, dhe është përgjegjësi dhe obligim i secilit prej nesh që të ndryshojmë këtë trend. Jemi në një moment jetik për Kosovën sepse vazhdimi i kësaj rruge nënkupton dështim i shtetit të Kosovës, edhe populli duhet të kuptojë urgjencën për të bërë ndryshimin e madh. E këtë ndryshim e bënë duke votuar ndryshe, pra, duke mbajtur përgjegjës të gjithë ata që abuzuan me votën e tyre në të kaluarën dhe duke iu dhënë shansin për kontribut të gjithë neve që kemi hjekur dorë nga të mirat personale, vetëm e vetëm që të kontribuojmë për një ideal shumë të madh se vetvetja./Indeksonline/

T� tjera
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...





























