Lajme

Sejdiu i drejtohet Lekajt: Publikoje kontratën

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 05 July 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga partia Socialdemokrate, Dardan Sejdiu në interpelancë për 53 milionët e “Bechtel Enkas” , ka folur lidhur me kontratat e papublikuara.

Ai i ka kërkuar nga ministri aktual i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj që të publikohet kontrata.

Sipas tij, publikimi i kësaj kontrate është me vendim të gjykatës, të cilin e kanë kërkuar për kohë të gjatë por asnjëherë nuk është bërë publike.

-Advertisement-

“Si mund të vlerësojmë një marrëveshje nëse nuk e kemi kontratën. Sot e asaj dite nuk e kemi parë kontratën. E keni raportin e Hill Interational, edhe deklaratat e ish-ministrit dhe ministrit por jo edhe kontratat. Do të ishte shumë më e qartë nëse do t’i kishim ato kontrata në duar një vendim i gjykatës, një vendim i iniciuar nga një OJQ civile që e obligon ministrin që t’ia jep asaj organizatë ta sheh kontratën. Edhe ne si komision për zhvillim ekonomik përmes këtij vendimi të gjykatës kemi kërkuar që të na sillet ai vendim i gjykatës, por prapë nuk kemi kontratën”, tha Sejdiu.

Sejdiu ka thënë që nuk ka çfarë të diskutohet pa u publikuar kontrata.

“Nuk ka kuptim ti edhe Lutfi Zharku të diskutoni pa e publiku kobtaret. Kështu që publikoje kontratën”, shtoi Lekaj./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera