Lajme

Sejdiu: Fushata në Podujevë është shëndrruar në betejë të partive politike

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 27 November 2020

sh-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu është deklaruar së fundmi rreth fushatës zgjedhore në komunën e Podujevës.

Ai tha se kjo fushatë në betejë të partive politike, e shumë më pak është betejë për një qytet më të mirë me shërbime më të mira, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij “beteja në këso situate edhe mund të jetë interesante për nivel Nacional por në fund “yjet” nacionale ikin në Prishtinë, qeverisja lokale mbetet!”.

-Advertisement-

“Fushata në Podujevë është shndërruar në betejë të partive politike për pozicionime në nivel qendror, fatkeqësisht shumë pak është betejë për një qytet më të mirë me shërbime më të mira! Beteja në këso situate edhe mund të jetë interesante për nivel Nacional por në fund “yjet” nacionale ikin në Prishtinë, qeverisja lokale mbetet!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Zgjedhjet lokale në Podujevë pritet të mbahen këtë të dielë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera