Lajme

Sejdiu: Deputetet nuk e dinë anglishten

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 20 April 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu në seancën e sotme ku po diskutohet për Raportin e Progresit ka thënë se vetëm një pjesë e deputetëve mund të marrin pjesë në diskutim pasi pjesa tjetër nuk e njeh gjuhën angleze dhe ende nuk e kanë lexuar, shkruan Infokusi.com

‘Ka deputetë që e kanë lexuar raportin e Progresit por ka edhe nga ata që nuk e njohin gjuhën angleze dhe  duhet të presin datën 26 dhe ta lexojnë raportin në Gjuhën shqipe.’, ka thënë Sejdiu.

Lexo edhe: Konjufca: ‘I dobët’, fjala më e përdorur në raport të KE-së

-Advertisement-

Ai ka shtuar se raporti prej 90 faqes do ti merr 10 ditë apo më shumë që ta përkthej

‘Qeverisë i duhen 10 ditë apo më shumë ta përkthejnë një raport 90 faqesh’, ka thënë Sejdiu./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera