Lajme

Sejdiu: Deputetët e pozitës të tregohen të përgjegjshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 14 March 2018

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën plenare, në të cilën do të shqyrtohen pikat e pa papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 2 dhe 8 mars, shkruan Infokusi.com.

E deputeti, Korab Sejdiu ka thënë për ‘Infokusi’ se do të marrë pjesë në seancën e sotme ndërsa vazhdimi i saj do të varet nga qëndrimi i pozitës.

‘Ne natyrisht që do të jemi në seancë mirëpo procedimi i dy seancave që do të vazhdojnë sot varet nga qëndrimi i pozitës nëse tregojnë vazhdojnë më tregu destruktivitetin e tyre duke i sabotuar seancat dhe duke qëndruar për të mos I votuar propozimet e opozitës’, ka thënë Sejdiu.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka thënë se deputetët e pozitës duhet të tregojnë përgjegjësi për pozitën e tyre, duke marrë pjesë në seanca dhe duke votuar pavarësisht nëse vota e tyre është kundër apo pro propozimeve të opozitës.

“Atëherë ne nuk do të mund të vazhdojmë tutje me punë nëse ata vazhdojnë më destruktivitetin e tyre, mirëpo nëse ata tregojnë përgjegjësinë që kërkohet prej tyre dhe votojnë qoftë pro qoftë kundër propozimeve të opozitës por jo duke shkatërruar kuorumit atëherë natyrisht do të procedohet në mënyrë të rregullt”, ka thënë Sejdiu për Infokusi.

Kujtojmë që të hënën seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për mungesë të kuorumit pas dy tentativash për votim. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veslei ka bërë të ditur se në sallë ishin prezentë 72 deputetë ndërsa në votim morën pjesë vetëm 44 respektivisht 46 deputetë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera