Sejdiu: Deputetë më amatera nuk ka pasur asnjëherë në Kuvendin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 20 April 2023
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, në seancën e 19 prillit tha se për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve “legjislatura aktuale nuk duhet të vazhdoj”.
Kjo deklaratë e Konjufcës, sipas opinionistit Dardan Sejdiu është një test për të parë reagimin e qytetarëve.
“Zotëri Konjufca njihet për testim, për balona provues, një prej punëve që e bën mirë është kjo, pra e vendosë një balon provues e sheh reagimin dhe pastaj e kalibrojnë një pozicion politik në bazë të kësaj”, tha Sejdiu në Rubikon të Klan Kosovës.
Sipas Sejdiut, legjislatura aktuale është më e dobëta që e ka pasur ndonjëherë Kuvendi i Kosovës.
“Kjo është legjislatura më e dobët që e ka pasur Kuvendi i Republikës së Kosovës prej asaj që e ka bërë UNMIKU, nëse mund ta quajmë legjislaturë, prej kjo është më e dobëta, këta asnjë diskutim përmbajtjesor nuk e kanë, këta janë amatera të llojit më të keq të mundshëm të deputetit, po flas për shumicën, se shumica është absolute aty, këtu nuk ka kush sjellë dokument, amendament, nismë ligjore që ndreq diçka. Për që e meritojnë të shkojnë në shtëpi si deputetë këtë e di i madh e i vogël, përndryshe Mimoza (Kusari) nuk kish dalë me i ndjekë me thupër aty”, tha Sejdiu në Rubikon të Klan Kosovës.
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...