Lajme

Sejdi Hoxha: Presidenca i takon PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 25 November 2020

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Sejdi Hoxha i ftuar në emisionin Frontal në T7, ka folur edhe për çështjen e presidentit, tema më e diskutuar kohëve të fundit pas dorëheqjes së Presidenit Thaçi.

“PDK-ja i mirëpret të gjitha kandidaturat e mundshme për president,. Ne kemi një rrethanë që PDK-ja në zgjedhjet e fundit ka dal me 24 deputet dhe LDK-ja e VV-ja e ndërtuan Qeverinë. Ata brenda 3 muajve i kanë dhënë bashkëpunimit të tyre dhe tani kemi një Qeveri të udhëhequr nga LDK-ja, AAK-ja e Nisma. Pikërisht që ne e ruajtëm konsistencën tonë politike. Ishim në opozitë dhe po vazhdojmë të jemi në opozitë”, ka thënë Hoxha.

Deputeti i PDK-së theksoi se presidenca duhet t`i takojë pikërisht kësaj partie.

-Advertisement-

“Parimisht është shumë e përgjegjshme dhe e udhës që PDK-ja ta udhëheq presidencën dhe ta ketë presidentit”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera