Seferi: Vuçiqi ka reaguar vetëm në Instagram pas takimit me Lajçakun
Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 07 February 2023
Gazetari Idro Seferi ka folur në lidhje me pranimin apo jo të propozimit të planit evropian nga ana e Serbisë.
Seferi tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka dhënë një po të qartë në lidhje me pranimin e këtij plani.
Ai madje tha se Vuçiqi ka reaguar vetëm në Instagram në lidhje me takimin që e ka pasur me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Miroslav Lajçak.
“Zyrtarisht ende nuk e kemi një po të Serbisë që e pranon planin. Një po e qartë e Serbisë që mund ta pranojë një po të tillë nuk ka ndodhur. Ajo çka ndodhi mbrëmë ishte një takim i presidentit Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesin e BE-së Miroslav Lajçak në orën 19, por nuk ka pasur asnjë prononcim për shtyp për dallim prej asaj që ka ndodhur në Kosovë, i vetmi reagim ka qenë në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar një foto dhe ka shkruar se ishte një takim i hapur me Miroslav Lajçak”, është shprehur Seferi në Info Magazinë.
Sipas Seferit, ajo që flitet në Serbi është që qa do të ketë ndonjë takim ndërmjet krerëve të Kosovës dhe Serbisë deri në fund të muajit, por, siç thotë ai, këto janë të gjitha thashetheme të pakonfirmuara.
“Ajo që sot është një risi që nuk e dimë pse ka ndodhur është takimi i Vuçiqit me ministrat, kryeministren e kryetarin e kuvendit dhe përfaqësues të partisë së tij, takim që është mbajtur me dyer të mbyllura dhe nuk ka pasur asnjë deklarim për media për arsyet e këtij takimi”, ka shtuar ai.
Të tjera
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...
-
Deputeti i VV-së: Në zgjedhjet e radhës Vetëvendosja dhe GUXO do të thyejnë rekordin e votave
Nga mazhoranca po thonë se ‘përplasja’ e Konjufcës dhe Osmanit do t’i kontrib...
-
Pamje nga aksioni ku u konfiskuan 33 kilogramë ari
Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilan...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë
Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e...
-
Osmani në takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e El Salvado...